AlbanianSport.com 03.03.2015 11:40
ASNN – Shqipëria është shansi i fundit për trajnerin e përfaqësueses së Armenisë, Bernard Shalondë. Të dy përfaqësueset ndeshen me njëra tjetrën më 29 mars 2015 dhe drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit i kanë dhënë një ultimatum trajnerit franko-zviceran, i cili, me një fitore të kuqezinjve, është automatikisht i shkarkuar.
Kreu i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hajrapetjan, do ta shkarkojë Bernard Shalondën nga posti i trajnerit të përfaqësueses nëse skuadra e tij nuk arrin të marrë fitore në ndeshjen e radhës, atë kundër Shqipërisë në fushën e kësaj të fundit.
Sipas mediave vendase, drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit i kanë dhënë një ultimatum trajnerit franko-zviceran, i cili, me një fitore të kuqezinjve, kur të dyja përfaqësueset ndeshen me njëra tjetrën më 29 mars 2015, është automatikisht i shkarkuar.
“Ne jemi takuar me Shalondin dhe kemi diskutuar mbi të gjitha çështjet”, – deklaroi Hajrapetjan për një televizion vendas, duke vijuar: “Trajneri më siguroi se do të fitojmë kundër shqiptarëve, sepse, në të kundërt, ai duhet të japë dorëheqjen.” Kreu i Federatës Armene theksoi se kjo nuk duhet të krijojë presion të panevojshëm shtesë mbi trajnerin dhe futbollistët.
Armenia gjendet në të njëjtin grup eliminator me Shqipërinë, Danimarkën, Portugalinë dhe Serbinë. Danezët kryesojnë renditjen me 7 pikë, pas 4 ndeshjesh, të ndjekur nga Portugalia me 6 pikë pas 3 ndeshjesh, Shqipëria me 4 pikë nga 3 ndeshje, dhe Armenia e Serbia, me nga 1 pikë pas 3 ndeshjesh.