Shqipëria nuk shkëlqen, por fituesi nuk gjykohet, Duka konfirmon Panuçin

Share Button

AlbanianSport.com 21/11/2018 15:50

ASNN – Shqipëria fitoi 1-0 miqësoren me Uellsin, me golin e Bekim Balajt nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ishte një fitore pa shumë shkëlqim, sepse në lojë u bënë gabime të shumta, por shprehja “fituesi nuk gjykohet” vlen më shumë se për çdo gjë tjetër pikërisht për këtë sukses të kuqezinjve. Të ardhur pas një disfatë të dhimbshme ndaj Skocisë (0-4), e cila na shkërmoqi brenda në “Loro Boriçi”, këtë herë kuqezinjtë bënë një ndeshje deri diku të mirë.

Gabuan më pak, por edhe gjyqtari u tregua më dashamirës, duke i kursyer disa kartonë për kuqezinjtë në momente të caktuara të lojës, për të mos ia prishur qëllimin ndeshjes, domethënë miqësoren. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, ku uellsianët ishin cilësisht më mirë në fushë, dëshmuar me një qartësi në veprimet e tyre taktike dhe teknike, por edhe kundërzbritjet e shpejta e të rrezikshme, ku në dy raste iu desh portierit Berisha të bënte ndërhyrje vendimtare.

Në pjesën e dytë, me ndryshimet që bëri trajneri Panuçi, loja e Kombëtares u gjallërua dhe nisi të ndërtojë raste për shënim. Në minutën e 58-të Xhaka pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti. 11-metërshin e ekzekuton saktë shkodrani Bekim Balaj, i cili kalon në epërsi kuqezinjtë. Pas shënimit të golit, skuadra jonë u çlirua nga ngarkesa e madhe psikologjike dhe nisi të menaxhojë fitoren, duke ruajtur sërish skemën mbrojtëse që Panuçi kishte orientuar për këtë duel.

Uellsi bën ndryshime të shumta duke futur në fushë Ramsin dhe Bejlin për të barazuar shifrat dhe loja e tyre përmirësohet ndjeshëm. Krijojnë raste, por Berisha i zgjidh mirë situatat para portës së tij. Në minutën e 75-të kuqezinjtë kishin një rast mjaft të mirë për të shënuar golin e qetësisë, sepse Xhaka dhe Memushaj kombinuan mirë së bashku dhe nxjerrin zbuluar Uzunin brenda zonës, por djaloshi që u bë këtë sezon pjesë e Lokomotivës së Zagrebit nuk gjeti kuadratin.

Edhe përpjekjet e uellsianëve dhe, veçanërisht, Bejlit, nuk gjetën finalizimin e duhur dhe ndeshjen e fitoi Shqipëria 1-0. Ishte një fitore çliruese për të gjithë pas një sezoni të dështuar fund e krye. Këtë largim të ngërçit psikologjik e theksuan pas ndeshjes edhe lojtarët, por të gjithë këmbëngulën që kriza nuk ka kaluar ende dhe duhen përmirësime në lojë. Specialistët vunë në pah faktet që nuk e nderojnë skuadrën, e cila jo vetëm që fitoi thjesht një ndeshje miqësore, ndaj një skuadre që nuk ka shumë cilësi dhe emër në futbollin evropian.

Por grupi i lojtarëve gaboi shumë, duke mos qenë koherent në lojë. Sidoqoftë, fytyra e buzëqeshur e Panuçit pas ndeshjes, elozhet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe për lojtarët, si dhe fjalët plot dashamirësi për gazetarët (tri ditë ditë më parë ishte gati t’i hante për së gjalli), tregonin qartë se kuqezinjtë dhe Panuçi kishin marrë një fitore që largon për momentin krizën dhe katrastrofën ku ndodhet ekipi, si dhe frikën e shkarkimit të Panuçit. Duket qartë se Duka e ka konfirmuar atë.

Ndërkohë, në kuadër të grupit të parë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Skocia përmbysi Izraelin 3-2 dhe mori kreun, duke shkuar ajo në “play-off” të kësaj lige. Kombëtarja kuqezi, edhe pse e mbylli në vend të fundit, nuk bie nga niveli i 3-të i Ligës së Kombeve, pasi, si vend i tretë i renditur më keq, është Qipro që bie në Ligën D sezonin e ardhshëm të këtij turneu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh