Gjergj Vyshka 20.12.2015 09:35
Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit në Plazh për moshën deri në 20 vjeç. Ky ka qenë verdikti i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ballkanike të Volejbollit, e cila të shtunën është zhvilluar në Selanik të Greqisë.
Ndërkohë janë vendosur edhe aktivitetet e tjera të vitit 2016-ën për volejbollin e Gadishullit. Kështu Serbia do të mirëpres Festivalin e Fëmijëve, si dhe Ballkaniadën e paratërinjve. Në Bullgari do të jenë paratërejat dhe të rinjtë. Në Malin e Zi të rejat.
Më pas, për moshat deri në 18 vjeç për djem, Ballkaniku do të organizohet në Serbi, kurse për vajza në Bosnje-Hercegovinë. Në Volejbollin e Plazhit për moshën deri në 22 vjeç në Maqedoni, kurse për të rritur e të rritura në Greqi e Turqi, si dhe në Rumani.
Ajo që është shumë e rëndësishme është që Pëllumbi e Vokopola jo vetëm që kanë marrë mbështetjen e presidentit të Federatës Evropiane të Volejbollit, por dhe organizimin e ballkanikut të Nën-20-vjeçarëve në plazh.
E kjo është një tjetër risi për drejtuesit e rinj të rrjetës shqiptare.