AlbanianSport.com 14/10/2018 07:55
ASNN – Skuadra kombëtare e Nën-19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajneri Erjon Bogdani, ka pësuar dy humbje në grupin e saj eliminator, duke u mundur fillimisht nga Ukraina dhe më pas Sllovakia, e tashmë është pozicionuar në vend të fundit në këtë grup, ndërsa u ka thënë “lamtumirë” edhe shpresave për kualifikim për në turin tjetër.
E ndërsa Kombëtarja kuqezi e Nën-19-vjeçarëve zhgënjen, ka një tjetër përfaqësuese shqiptare të kësaj moshe që është në pozita të forta. Bëhet fjalë për Kosovën e Nën-19 vjeç, e cila në dy ndeshjet e para në grupin e saj eliminator ka marrë dy barazime dhe, me një fitore në ndeshjen e fundit në grup mund të sigurojë kalimin tjetër, që njihet si “Elite Round” të këtyre eliminatoreve.
Të shtunën, Kosova Nën-19 vjeç barazoi me Hungarinë 0-0, duke marrë një pikë të vyer në një pikë të luftuar fort. Tri ditë më parë, ajo kishte barazuar po 0-0 ndaj Austrisë. Pra, Kosova e kësaj grupmoshe ka dy pikë, aq sa ka edhe Austria, e cila duhet të ndeshet me kryesuesen e grupit, Hungarinë. Nëse fiton ndeshjen e fundit në grup kundër Sllovenisë, Kosova do të sigurojë kualifikimin më tej.
Eliminatoret e Evropianit të Nën-19-vjeçarëve
Renditja e grupit 7
Nr. Skuadra Pikë
- Hungaria 4
- Austria 2
- Kosova 2
- Slovenia 1