Shqipëria bën “detyrën”, fiton 3-0 në Andorrë & merr 3 pikët e para

Share Button

AlbanianSport.com 25/03/2019 22:40

ASNN – Shqipëria është rikthyer tek fitorja në Eliminatoret e Evropianit të 2020-ës, pasi ka mundur të hënën Andorrën me rezultatin 3-0. Ky takim u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë nga Andorra. Tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në fundin e së dytës i kanë mjaftuar Shqipërisë, që përtej një paraqitjeje të turbullt dhe të vakët, të marrë 3 pikët e plota të hënën në Andorrë përballë përballë përfaqësueses vendase dhe të ngjitet në vendin e 3-të të renditjes së grupit H.

Ndeshje që u luajt në Stadiumin “Nacional” të Andorrës dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka parë Shqipërinë menjëherë në sulm dhe Uzuni rrezikon, por ndalet nga shtylla horizontale e portës kundërshtare. Përtej një pretendimi të qenësishëm për një 11-metërsh, 20 minutat e para janë të vakëta dhe me një lojë nën nivelin mesatar, pavarësisht vëllimit më të madh të bërë nga kuqezinjtë. Dhe sikundër ndodh rëndom në të tilla ndeshje, do të duhet një episod për të ndryshuar rrjedhën.

Dhe, në minutën e 21-të, portieri vendas bën një gabim foshnjarak dhe Sadiku nuk fal, shënon 1-0. Andorra përpiqet të reagojë dhe 5 minuta më pas, Ludovik godet rrezikshëm nga larg, jashtë. Uzuni depërton nga e djathta, në qendër, por Xhaka, me portën përpara godet keq dhe shpërdoron në mënyrë të pabesueshme.  Minutat që vijojnë nuk sjellin të tjera zhvillime për t’u përmendur dhe pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kuqezinjve. Përkundër një 20-minutëshi të përgjumur të parë të pjesës së dytë, janë vendasit që rrezikojnë në minutën e 66-të, pas një goditjeje të lirë.

Por Vales nuk e gjen dot kuadratin e portës kuqezi. Edhe 20 minutat e tjera do të vijojnë me vendasit që provojnë të godasin portën e Berishës, ndërsa 3 minuta nga fundi, është një tjetër gabim i prapavijës së Andorrës që i jep mundësi të futurit në vend të lojë në vend të Grezdës, Bekim Balajt, që të dalë i vetëm para portës kundërshtare dhe të mposhtë edhe portierin, duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë. Por nuk ka mbaruar ende, sepse në fundin e minutës së 5-të shtesë, nga po aq të tilla, ka sjellë edhe golin e 3-të të kuqezinjve, të realizuar nga Abrashi dhe Shqipëria rikthehet të fitorja në këto Eliminatore të Evropianit të 2020-ës.

 

Grupi H

 

E hënë, 25 mars 2019:

 

Turqi – Moldavi                      4-0

Francë – Islandë                   4-0

Andorrë – Shqipëri              0-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Franca           2          0          0              8-1              6
  2. Turqia             2          0          0              6-0              6
  3. Shqipëria       1          0          1              3-2              3
  4. Islanda           1          0          1              2-4              3
  5. Andorra          0          0          2              0-5              0
  6. Moldavia        0          0          2              1-8              0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh