AlbanianSport.com 29.03.2015 14:40
ASNN – Kombëtarja do të zbresë sonte në fushën e blertë të Stadiumit “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me Armeninë në një nga takimet më rëndësishme të kësaj fushate eliminatore të Evropianit të vitit të ardhshëm. Të dy trajnerët, si De Biazi, ashtu edhe Shalondë, nuk kanë pranuar të zbulojnë për mediat dhe publikun formacionin e tyre të mundshëm.
Në konferencat për shtyp dhënë të shtunën, ata kanë theksuar se formacionin do ta vendosnin pak orë para ndeshjes, kjo edhe për shkak të problemeve me dëmtimet. Shqipëria ndeshet sonte me Armeninë, në takimin e vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Evropinanit “Francë 2016” dhe të dy trajnerët, si italiani tashmë me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, ashtu edhe zviceriano-francezo Bernard Shalondë, nuk kanë pranuar të zbulojnë për mediat dhe publikun formacionin e tyre të mundshëm.
Megjithatë, sipas informacioneve që vijnë nga kampet përkatëse, pritet që Shqipëria të luajë me skemën 5-4-1, me 4 mbrojtës në vijë të drejtë, pra me Hysajn, Canën, sipas të gjitha gjasave, me Currin në vend të Mavrajt të dëmtuar, dhe Agollin të rreshtuar përballë portierit Berisha. Në mesfushë, Kukeli dhe Abrashi të tërhequr në qendër ndihmohen nga krahët nga Roshi dhe T. Xhaka.
Ndërsa Memushaj është më i avancuar, në ndihmë të sulmuesit të vetëm, Cikalleshit. Edhe Armenia përgjigjet me të njëjtën skemë loje, me 5-4-1, por me një mbrojtje më të ngjeshur si dhe me dy mesfushorë krahu që në fakt janë me tipare sulmuese në ndihmë të sulmuesit të vetëm Movsisjan.