AlbanianSport.com 09.10.2016 13:35
ASNN – Po si vjen Shqipëria sonte në përballjen me Spanjën? Në fakt, bilanci historik flet i gjithi “spanjisht”, pasi në 5 përballjet e deritanishme, të luajtura në 30 vitet e fundit, Shqipëria është mundur, madje me rezultate të thella.
As golaverazhi nuk flet për Shqipërinë, pasi kuqezinjtë kanë shënuar vetëm dy gola, ndërsa kanë pësuar plot 24. Bilanci historik i përballjeve nuk flet aspak për kuqezinjtë, të cilët do të synojnë në Shkodër t’i japin fund një vazhde për t’u harruar.
Në 5 përballjet e deritanishme, të luajtura në 30 vitet e fundit, Shqipëria është mundur, madje me rezultate të thella. Për t’u harruar është ajo 0-9 e 19 dhjetorit të 1990-ës, e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të 1992-shit.
Dy humbje të thella ishin edhe ajo të të 18 nëntorit të 1987-ës, 5-0 në Spanjë, dhe ajo e 22 shtatorit 1993, 1-5 në Tiranë. As golaverazhi nuk flet për Shqipërinë, pasi kuqezinjtë kanë shënuar vetëm dy gola, me autorët Shkëlqim Muçën dhe Sokol Kushtën.
Ndërkohë, kanë pësuar plot 24, me një mesatare prej thuajse 5 golash për nesër. Megjithatë, ka gjithmonë një herë të parë dhe shpresojmë që kjo vazhdë të thyhet sonte dhe Shkodra të jetë fatsjellëse për kuqezinjtë.