AlbanianSport.com 09.10.2015 18:55
ASNN – Shënuesi i golit të dytë të Serbisë, Adem Ljajiç, tha se ekipi serb ka lënë shpirtin në terren pasi Shqipëria është mbrojtur gjatë tërë kohës. “Kemi pasur një vullnet të madh para ndeshjes pasi presioni ka qenë i madh dhe jemi përgatitur mirë”, theksoi Ljajiç, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për Serbinë për shkak të përgatitjeve për kampionatin botëror.
Ndërkaq, portieri i përfaqësueses serbe, Vladimir Stojkoviç,ka lëshuar një deklaratë ku prek pak edhe Kosovën. I cituar nga e Beogradit “Kurir”, ai ka thënë se fitorja ndaj Shqipërisë ka qenë fitore për popullin serb dhe në veçanti për serbët e Kosovës.
“Ne ua japim këtë popullit tonë dhe në veçanti serbëve të Kosovës, të cilët kanë lindur atje, jetojnë atje dhe ata të cilët janë detyruar të ikin. Ne jemi shumë të lumtur që ia kemi kthyer besimin atyre”, – tha Stojkoviç.