Shqipëri-Serbi 0-2 / Ivanoviç: Ndeshje e vështirë, një fitore për kthesën

Share Button

Shqiperi-Serbi-0-2-festa-tjeter-serbe

AlbanianSport.com 09.10.2015 07:55

ASNN – Kapiteni i përfaqësueses serbe, Branisllav Ivanoviç, ka deklaruar se ndeshja ndaj Shqipërisë ishte shumë e vështirë, duke shtuar se serbët merituan fitoren. Kuqezinjtë pësuan dy gola në fund të takimit ndaj Serbisë për t’i vështirësuar punët për kualifikimin në Euro 2016.

“Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet, – deklaroi Ivanoviç për TVSH pas ndeshjes. – Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe. Atmosfera ishte shumë e zjarrtë dhe ne e prisnim, por për fat nuk ndodhi asgjë.”

“Presioni ishte i madh, por ne luajtëm futboll. Shpresojmë që këto të jenë 3 pikët e kthesës për ekipin tonë”, – ka vijuar futbollisti i Çellsit. Kapiteni i përfaqësueses së Serbisë tha se në pjesën e dytë futbollistët serb dominuan. “Kjo është një fitore e madhe për ne”, – tha ai.

“Shpresoj kjo të jetë një kthesë për rezultatet dhe ekipin nga ana e publikut”, – theksoi se Ivanoviç ka thënë se kanë pritur atmosferë të tillë në Elbasan. Ai theksoi se ndeshja ka qenë shumë e vështirë për të dy skuadrat dhe se ata në fund të ndeshjes treguan karakter.

“Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe”, – ka përfunduar kapiteni i Serbisë dhe futbollisti i Çellsit në Premier Ligën Angleze, Branisllav Ivanoviç.

Fakti që Serbia luante pa tifozë në “Elbasan Arena”, u cilësua nga Ivanoviçi si faktor që ka ndikuar pozitivisht te ata, pasi nuk kishin mbi supe presionin që kishin kundërshtarët e tyre, lojtarët shqiptarë. Në lidhje me organizimin e ndeshjes, ai tha se gjithçka ka qenë perfekte dhe se nuk kanë pasur asnjë problem.

Në fund, Branisllav Ivanoviçi, foli edhe për kombëtaren shqiptare, duke thënë se tashmë gjithçka është në dorën e shqiptarëve për të shkuar në Euro 2016. Kapiteni serb u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 65-të, pasi mbeti i dëmtuar. Largimi i tij nga fusha e lojës u mendua se do t’ia bënte më të lehtë kuqezinjve, por nuk rezultoi kështu pasi Shqipëria u ndëshkua në fund.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh