Adriatik Balla 06.09.2015 16:05
UEFA ka vendosur që ndeshja midis Shqipërisë dhe Portugalisë të gjykohet nga “bilbili” i njohur ndërkombëtar, milioneri suedez Jonas Erikson.
Për kuqezinjtë ky gjyqtar nuk është surprizë, pasi ai e ka gjykuar ekipin kuqezi edhe në ndeshjen që Shqipëria luajti me Bullgarinë në vitin 2007, kur barazuan 0-0 në Sofje.
Duhet thënë se Eriksoni është një gjyqtar pasionant, që e ushtron profesionin e tij vetëm për pasion, pasi ai ka aq shumë para sa mund të rrijë edhe në shtëpi.
Kuqezinjtë këtë herë nuk e kanë frikë më gjykimin, pasi ai është korrekt, ose të paktën kështu besohet.
Ndaj portugezëve do të jetë një sfidë shumë e fortë dhe Eriksoni do ta ketë të vështirë gjykimin në “Elbasan Arena”.