AlbanianSport.com 12/10/2021 14:55
ASNN – Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022” dhe një fitore do të ta afronte ndjeshëm me objektivin. Siç është mësuar, në stadiumin kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij dhe të gjitha biletat janë shitur, ndërsa kërkesa ka qenë disafish më e madhe.
Së fundmi mësohet se edhe prania e tifozëve polakë nuk do të jetë e pakët, pasi pritet që në stadium të jenë rreth 1,000 prej tyre. Bilanci i Shqipërisë ndaj përfaqësueses polake është 1 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje. Në ndeshjen e fundit, më 2 shtator të këtij viti Polonia triumfoi në shtëpi ndaj kuqezinjve me rezultatin 4-1. Kjo ishte dhe fitorja më e thellë e polakëve në historinë e tyre ndaj Kombëtares kuqezi.
Shqipëria ka arritur të korrë suksesin e saj më të madh në histori ndaj Polonisë më 29 nëntor 1953 me rezultatin 2-0, por kjo nuk është e regjistruar si ndeshje zyrtare, madje as si miqësore në analet e statistikave ndërkombëtare. Në këtë fazë eliminatoresh Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku ekipi i Rejas ka marrë 5 fitore, asnjë barazim dhe 2 humbje. Ndërsa skuadra e Paulo Sozës ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Shqipëria ka realizuar 11 gola kundrejt 24 të polakëve, dhe Kombëtarja shqiptare ka pësuar 6 gola kundrejt atyre 8 të kundërshtarëve polakë. Mesatarja e mbajtjes së topit është në favor skuadra e Sozës me 61,7% kundrejt 55,3% të Kombëtares kuqezi. Ndërhyrje për rregullat për ndeshje Polonia ka 14,3 ndërsa skuadra e Rejës 13. Duele të fituara për ndeshje në epërsi është Shqipëria me 54,1 kundrejt 53,6 të polakëve.