AlbanianSport.com 07.10.2014 17:55
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur të hënë për të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Shqiperi-Danimarkë, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e së mërkurës, me 8 tetor 2014.
Të interesuarit do të kenë mundësi t’i blejnë ato në pikën e shitjes në Tiranë (pranë Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet) dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti. Renditja e grupin I të Eliminatoreve të Euro 2016-s kryesohet nga Danimarka dhe Shqipëria, që kanë nga 3 pikë secila,
Ndersa Armenia, Portugalia dhe Serbia janë në kuotën e 0 pikëve, ndonëse duhet theksuar se serbët kanë luajtur vetëm një ndeshje, atë kundër Francës, që nuk mbart pikëzim. Shqiperia ka fituar ndeshjen e pare të luajtur në Portugali më 7 shtator, me rezultatin 1-0, ndërsa Danimarka mundi në fushën e saj Azerbajxhanin me shifrat 2-1.
Kalendari i ndeshjeve të Kombëtares kuqezi është:
7 shtator 2014:
Portugali – Shqipëri 0-1
11 tetor 2014:
Shqipëri – Danimarkë (20:45)
14 tetor 2014:
Serbi – Shqipëri
14 nëntor 2014:
Francë – Shqipëri (miqësore)
29 mars 2015:
Shqipëri – Armeni
4 shtator 2015:
Danimarkë – Shqipëri
7 shtator 2015:
Shqipëri – Portugali
8 tetor 2015:
Shqipëri – Serbi
11 tetor 2015:
Armeni – Shqipëri