AlbanianSport.com 23.09.2014 16:10
ASNN – Përfaqësues të organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA, kanë zbarkuar në Elbasan për të inspektuar ecurinë e punimeve përfundimtare në Stadiumin e rindërtuar. Sipas burimeve pranë FSHF-së, përfaqësuesit e UEFA-s kanë mbetur të kënaqur me nivelin e punës së bërë në stadium, duke e cilësuar si të kënaqshme për të pritur një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave të ndeshjes së 11 tetorit, Shqipëri-Danimarkë.
Kombëtarja kuqezi do ta luajë në Stadiumin e rindërtuar “Elbasan Arena” ndeshjen e 5 tetorit 2014 ndaj Danimarkës, të vlefshëm për grupin “I” të Eliminatoreve të Evropianit 2014. Kjo garanci është dhënë sot nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka pritur paradite një delegacion të UEFA-s që ka zbarkuar në Elbasan për të inspektuar ecurinë e punimeve përfundimtare në Stadiumin e rindërtuar.
Sipas burimeve pranë organizmit që qeveris futbollin shqiptar, përfaqësuesit e UEFA-s kanë mbetur të kënaqur me nivelin e punës së bërë në stadium, duke e cilësuar si të kënaqshme për të pritur një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur ka vendosur për çmimet e biletave të ndeshjes së 11 tetorit, Shqipëri-Danimarkë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Çmimet e biletave variojnë nga 10,000 lekë, në tribunat A2, A3 dhe B3, në 8,000 lekë, në tribunat A1, A4, B2 dhe B4, në 6,000 lekë, në tribunat B1 dhe B5, në 3,000 lekë, në Tribunën E, në 2,000 lekë, në tribunat D dhe F, në 1,500 lekë, në tribunat G1, G3, C1 dhe C3, dhe në 1,000 lekë në tribunat G2 dhe C2.