AlbanianSport.com 29.03.2015 17:55
ASNN – Histori është në barazpeshë përsa i përket përballjeve midis Shqipërisë dhe Armenisë, pasi në 3 ndeshjet e deritanishme, të dyja skuadrat kanë korrur nga një fitore secila, ndërsa e treta është mbyllur në barazim.
Në prag të sfidës së sotme me Armeninë, kuqezinjtë vijnë me një bilanc të barabartë, pasi në 3 ndeshjet e deritanishme, të dyja skuadrat kanë korrur nga një fitore secila, ndërsa e treta është mbyllur në barazim.
Historiku i përballjeve nisi më 9 nëntor 1996, kur Armenia mori një barazim 1-1 në takimin e parë të zhvilluar në Tiranë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 1998, duke vijuar të fitojë 3-0 në Jerevan në gusht të 1997-s.
Megjithatë Shqipëria u hakmor 18 vjet më vonë, më 14 gusht të 2013-s, duke fituar me shifrat 3-0 pikërisht në miqësoren ku kuqezinjtë drejtoheshin pikërisht nga Xhovani de Biazi.
Aktualisht, Shqipëria mban vendin e 3-të në renditjen e grupit, me 4 pikë të marra në 3 ndeshje, pas një fitoreje 1-0 në Portugali, barazimi 1-1 me Danimarkën dhe humbjes aforfe me Serbinë.
Ndërsa Armenia ndan vendin e fundit me serbët, pasi ka marrë vetëm 1 pikë në atë barazim 1-1 në shtëpi me Serbinë, duke u mundur në fushë të huaj, 1-2 dhe 0-1 përkatësisht nga Danimarka dhe Portugalia.