AlbanianSport.com 18/02/2021 17:10
ASNN – Ndeshja e 28 marsit merr dritën jeshile nga autoritetet britanike përtej kufizimeve. Sfida Shqipëri-Angli do të zhvillohet më 28 mars 2021 në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Janë mediat britanike që kanë zbuluar se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë, me gjithë bllokimin e linjave të udhëtimit nga Britania e Madhe, që nga 22 dhjetori i 2021-shit.
Siç dihet, epidemia e virusit korona ka pështjelluar kalendarin sportiv anembanë Evropës dhe, për më tepër, zbulimi i mutacionit britanik, ka bërë që ekipet angleze ta vuajnë edhe më tepër situatën e krijuar. Për këtë arsye, një numër prej tyre po i luajnë ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës në fusha asnjëanëse, pasi nuk lejohen të futen në vende të ndryshme të kontinentit, si, për shembull Gjermania. E njëjta situatë po vërehet edhe me ekipin përfaqësues të Anglisë, që është kundërshtari i Shqipërisë në grupin e Eliminatoreve të Botërorit 2022.
Për këtë arsye, fillimisht u aludua se mund të kishte një zhvendosje sa i përket stadiumit ku do të zhvillohet sfida Shqipëri-Angli, por tashmë duket gjithçka e konfirmuar dhe ky takim do të zhvillohet më 28 mars 2021 në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Janë mediat britanike që kanë zbuluar se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar drejt Shqipërisë, me gjithë bllokimin e linjave të udhëtimit nga Britania e Madhe, që nga 22 dhjetori 2021.
Sipas “Dejli Mejl”, Qeveria angleze ka bërë përjashtim për sportet elitare, duke i hequr kufizimet. Dhe kështu, dueli me skuadrën e trajnerit Edoardo Reja nuk do të zhvendoset në fushë asnjanëse, sikurse po ndodh në Ligën e Kampioneve. Madje edhe klubet e futbollit në Angli janë duke përgatitur një draft dhe do të kërkojnë që futbollistët e tyre që bashkohen me kombëtaret në “zonat e kuqe”. Ato duan që lojtarët në kthim të mos futen në karantinë të detyruar, pasi kjo do t’u shkaktonte shumë probleme klubeve.