“Shqipe me dy krena”… Shqipëria vazhdon rënien, Kosova vetëm ngjitet

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2019 14:45

ASNN – Renditja e përmuajshme e FIFA me skuadrat përfaqësuese nuk e përmirëson e as e dëmton lojën e skuadrave anëtare, por kjo renditje është domethënëse për të parë krahasimisht pozicionin e skuadrës përfaqësuese në raport me rivalet e saj në grup dhe njëherësh në raport me të gjitha ekipet e klasifikuara.

Në kuadër të renditjes për muajin prill, FIFA zbardhi sot renditjen e re të përditësuar, ku dallohet që Shqipëria vijon të humbasë terren dhe të zbresë gjithnjë e më poshtë, ndërsa skuadra tjetër shqiptare, ajo e Kosovës, vijon të ngjitet dhe të përmirësohet në këtë klasifikim, duke fituar pikë në imazh.

Në përditësimin e prillit, Shqipëria ka zbritur me një pozicion, që do të thotë nga vendi i 61-të ka zbritur në vendin e 62-të, kurse Kosova është ngjitur me dy pozicione dhe tani ndodhet në vendin e 128-të. Renditja e fundit duhet lidhur me paraqitjet që kanë bërë skuadrat në ndeshjet eliminatore të “Euro 2020”-ës.

Aty ku Shqipëria luajti dy takime, një ndaj Turqisë, të cilën e humbi 0-2, si dhe një tjetër ndaj Andorrës e fituar 3-0. Është pikërisht humbja me turqit që ka sjellë këtë rënie të përfaqësueses kuqezi dhe ka qenë një përmirësim imazhi fitorja me Andorrën, por kundërshtari në këtë rast nuk ndikon shumë në imazh dhe pikë.

Sa i takon Kosovës, ajo korri dy barazime pak ditë më parë. Në fillim barazoi 2-2 në miqësoren me Danimarkën, ndërsa më pas barazoi në ndeshje zyrtare për Euro-2020 ndaj Bullgarisë 1-1. Këto dy rezultate pozitive kanë sjellë përmirësimin me dy vende në renditjen e FIFA-s.

Por nëse këto ndeshje do të fitohesin nga Kosova, gjë që përfaqësuesja e saj ishte shumë afër, do të kishte përmirësuar akoma më shumë pozita. Në fakt, publikimi zyrtar i të dhënave të FIFA-s do të bëhet më datën 4 prill, e konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë organizmi që qeveris futbollin shqiptar, ndërsa ajo që evidentohet në lidhje me kuqezinjtë është humbja e terrenit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve në grup.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh