Gjergj Vyshka 30.01.2014 22:25
Gjatë ndeshjes së dytë të Kupës së Shqipërisë mes Farka Volejit dhe Vllaznisë kapasur jo vetëm luhatje të tensionit, por dhe një ndriçim të ulët. Nga 24 llamba që janë në sallën numër dy të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” vetëm 10 kanë ndriçuar parketin, që duket se nuk ka qenë shumë i mjaftueshëm për ndriçimin e ndeshjes.
Në të tilla kushte, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, ka folur dhe me punëtorët e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, të cilët i kanë shpjeguar situatën.
Por në kushtet kur paguhet qiraja e sallës jo vetëm për ndeshjet, por dhe stërvitjet, edhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” duhet të krijojë kushtet optimale për një veprimtari spektakolare dhe tërheqëse për ata që luajnë në parket dhe për ata që vijnë t’i ndjekin.
Sepse luhatja e tensionit, ndonëse nuk është dorën e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, por dhe ndriçimi i ulët nuk është aspak normal. Aq më tepër që bëhet fjalë për një aktivitet si Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj.