Shpresat / Zyrtarizohet kalendari i sfidave të Eliminatoreve të “EURO 2023”

Share Button

AlbanianSport.com 13/03/2021 20:10

ASNN – Shorti i Kampionatit Evropian 2023 për grupmoshën e Nën-21-vjeçarëve, i hedhur në fund të muajit janar e vendosi Shqipërinë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Pas përcaktimit të grupeve u përgatit edhe kalendari i ndeshjeve për fazën eliminatore. Sa i përket Shqipërisë, skuadra e Shpresave, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do ta nisë fushatën e saj më datë 4 qershor 2021 në fushë të huaj ndaj Andorrës.

Pas verës kuqezinjtë rikthehen në fushë më datën 6 shtator 2021, sërish në fushë të huaj ndaj Republikës Çeke. Një muaj më pas Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve do të luajë dy ndeshje në shtëpi, më konkretisht më 7 tetor ndaj Andorrës dhe më 11 tetor 2021 ndaj Sllovenisë. Në nëntor kuqezinjtë kthehen të luajnë jashtë fushë teksa më 12 nëntor 2021 përballen me Slloveninë dhe më 16 nëntor 2021 luajnë në Kosovë në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Më 25 mars 2022, Shqipëria do të presë Republikën Çeke në shtëpi dhe vetëm 4 ditë më pas, më 29 mars 2022, do të sfidojë ekipin më të fortë të grupit, Anglinë, po në fushën e vet. Në qershor të vitit të ardhshëm do të luhen edhe dy sfidat e fundit të Grupit G për Shpresat kuqezi. Më 7 qershor 2022 skuadra e Bushit është e impenjuar në vizitën e vështirë që do t’i bëjë Anglisë dhe, më 14 qershor 2022, luan ndeshjen përmbyllëse në shtëpi ndaj Kosovës.

 

Eliminatoret e “EURO 2023”

(Nën-21-vjeçarët)

 

Kalendari i ndeshjeve

Shqipërisë në Grupin G

 

04/06/2021    Andorrë – Shqipëri

06/09/2021    Republika Çeke – Shqipëri

07/10/2021    Shqipëri – Andorrë

11/10/2021    Shqipëri – Slloveni

12/11/2021    Slloveni – Shqipëri

16/11/2021    Kosovë – Shqipëri

25/03/2022    Shqipëri – Republika Çeke

29/03/2022    Shqipëri – Angli

07/06/2022    Angli – Shqipëri

14/06/2022    Shqipëri – Kosovë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh