Shpresat / Të hënën nis grumbullimi 10-ditor, Bushi shpall listën

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 12:40

ASNN – Trajneri i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve, AlbanBushi, ka dalë këtë të shtunë në një konferencë për mediat ku ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur në prag të grumbullimit që Shpresat kuqezi do të zhvillojnë nga data 22, deri më 31 mars. Trajneri kuqezi shpjegoi listën me lojtarët e grumbulluar, ku, sërish, për shkak të epidemisë, një pjesë e lojtarëve e kanë pasur të pamundur të jenë pjesë e këtij grumbullimi rutinë, që zhvillohet përpara nisjes së fushatës së Eliminatoreve të Evropianit 2023, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 4 qershor, në fushë të huaj ndaj Andorrës.

Alban Bushi e nisi konferencën me një falenderim kundrejt FSHF dhe Presidentit të Federatës, të cilët i besuan sërish postin e trajnerit në krye të Shpresave kuqezi. “Meqënëse është konferenca e parë për këtë edicion, do të doja të falenderoja Federatën e Futbollit dhe Presidentin Duka, të cilët më dhanë mundësinë për të bërë edhe një edicion tjetër me Nën-21-vjeçarët, – th ai. – Për mua është nder dhe krenari që jam pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe trajner i Nën-21-vjeçarëve. Patjetër që është përgjegjësi e madhe.”

“Dhe dua t’i falenderoj, pasi për mua është edicioni i 3-të që jam në krye të stolit të Nën-21-vjeçarëve”, – shtoi Bushi, i cili më tej vijoi të fliste edhe për risitë në listën më të fundit të Kombëtares së kësaj grupmoshe. “Nga Nën-21-vjeçarët e poshtë është gjithmonë një cikël dhe lojtarët nuk është se janë të gjithë që qëndrojnë, – ka thënë ai. – Ne jemi munduar të marrim lojtarët më të vegjël që t’i kemi edhe për sezonin e ardhshëm. Në këtë edicion, kemi lojtarë shumë të rinj në ekip. Na ka ikur pjesa më e madhe e ekipit, por boshti është, sidomos te kampionati shqiptar.”

“Domethënë ekipi i Tiranës, ekipi i Laçit, ekipi i Kukësit gjithashtu janë ekipe që do të mbajnë peshën e Nën-21-vjeçarëve për këtë edicion, – ka theksuar ish-futbollisti i njohur i Kombëtares kuqezi. – Mendoj se do të kemi një ekip shumë të mirë. Janë djem shumë të rinj. Ne kemi afruar tre lojtarë që vijnë për herë të parë, që janë shqiptarët nga Kosova, Bytyçi, Lundrim Ethemi dhe Hajdin Salihu. Lojtarë shumë cilësorë që të tre, të cilët dua t’i falenderoj që kanë zgjedhur Shqipërinë. Mendoj që do të kemi potencial për ekipin e të rriturve të Kombëtares.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh