Shpresat / Talenti Mario Mitaj: Çdo minutë kuqezi ia vlen sakrificën

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2021 19:15

ASNN – Momenti erdhi edhe për Mario Mitajn, 17-vjeçarin që luan me ekipin e AEK në Greqi, duke lënë gjurmë në skuadrën greke, si lojtari më i ri që ka debutuar në Evropë me këtë klub. Kombëtarja ka në mesin e mbrojtësve të saj edhe një talent si Mitaj, i cili, edhe pse i vogël, ka arritur të marrë minuta të plota me Shpresat në ndeshjen kundër Kosovës në nëntor të vitit të kaluar dhe u aktivizua si titullar në ndeshjen kundër Anglisë. Dëshira e madhe dhe pasioni që kishte për këtë sport, e ka bërë Marion sot, një futbollist, i cili nuk njihet vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.

Këtë të fundit e ka refuzuar, duke treguar edhe njëherë dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të tij. Duke folur në intervistën dhënë për rubrikën “Talenti Shqiptar” faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit , Mario tregon se kur ka marrë ftesën nga Kombëtarja ka qenë shumë i gëzuar dhe mendon se në shumë pak vite, duke pasur parasysh skuadrën e mirë, Shpresat do të arrijnë lart. Më tej, ai tregon marrëdhëniet me trajnerin dhe grupin në Kombëtare dhe në klub, synimet, sakrificat si dhe idhujt e tij.

 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Mbaj mend që kam qenë një fëmijë i fiksuar pas futbollit. Kudo ku shkoja, mbaja një top me vete, megjithëse nuk dija të luaja mirë. Kisha shumë dëshirë të luaja dhe shtysa ime kryesore ka qenë babai, i cili duke dashur që unë të ndjek futbollin, më regjistroi në një skuadër në moshën 6 vjeçare. Që prej asaj dite, jam bërë njësh me fushën e lojës.

 

– Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

– Trajneri Alban Bushi më ftoi për herë të parë në ndeshjet e nëntorit, ku për 10 ditë kishim dy ndeshje. Dua të theksoj se jam ndjerë realisht shumë mirë, pasi duke qenë më i vogli i grupit, të gjithë çunat më kanë afruar dhe nuk më kanë lënë mënjanë. Gjithashtu, në të dyja ndeshjet kam pasur minutat e mia, duke u aktivizuar si titular në të dyja ndeshjet, gjë e cila më kënaq dhe më jep forcë që të bëj më mirë. Edhe me skuadrën e AEK-ut jam realisht shumë i kënaqur. Kam bërë paraqitje shumë të mira, për të cilat edhe vetë ndihem krenar, pasi jam ende i vogël në moshë. Po punoj shumë që të përmirësohem edhe më shumë, dhe pse jo, në të ardhmen të kem vendin tim në formacion.

 

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Ftesa nga Kombëtarja normalisht që është diçka e veçantë dhe që më ka gëzuar jashtë mase shumë. Sa i përket debutimit, ka qenë realisht diçka të cilën nuk e përshkruaj dot me fjalë, që nga momenti kur kemi hyrë në fushë për të kënduar himnin, e deri në momentin kur kam dalë nga fusha. Çdo sekondë ia ka vlejtur dhe ka qenë i mbushur me emocione.

 

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?

– Jo se jam pjesë e ekipit, por vërtetë kemi një skuadër të mirë, e cila besoj në pak vite do jetë shumë më lart se tani. Problemi i vetëm që ndoshta kemi, është se shumë prej nesh luajmë në kampionate të ndryshme dhe kemi strategji loje të ndryshme, por për këtë mendon profesor Albani, i cili na lehtëson punën dhe arrin të na përshtatë me njëri-tjetrin në fushë. Ne kemi dëshirën dhe pasionin për të luajtur, ndërsa trajneri përveç këtyre, mendon edhe mënyrat e ndryshme se si të luajmë dhe fitojmë.

 

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

– Një ndër momentet e mia më të lumtura kur shënova gol kundër Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ia dedikova njerëzve të mi të afërt, gjyshit tim Vasel dhe xhaxhait Nikolin, që kishin ardhur në stadium të më ndiqnin. Ka qenë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e moshave. Ndërsa këtu në Greqi, një nga momentet më të bukura ka qenë kur kam debutuar me AEK-un, si dhe si lojtari më i ri që kam debutuar në Evropë me AEK-un.

 

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Duke qenë se kam qenë i fokusuar tërësisht te futbolli, nuk i kam kushtuar rëndësinë e duhur shoqërisë time, pasi kam pasur kohë mjaft të limituar. Shumë dalje me ta i kam anuluar për shkak se kam qenë gjithmonë i zënë duke luajtur.

 

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Nëse do ta përmblidhja me një fjalë, padyshim që synimi im për të ardhmen, është dhe do të vazhdojë të jetë futbolli. Dua të përkushtohem maksimalisht në futboll dhe të eci sa më lart.

 

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Këtu do të përmend dy lojtarë, pasi, për pozicionin që unë kam në fushë, shoh si shembull dhe kam idhull, Marselon e Real Madrid. Ndërsa lojtari im i preferuar, padyshim Lionel Mesi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh