Shpresat / Skënderbeu mund Nën-21-vjeçarët kuqezinj 3-1 në miqësore

Share Button

AlbanianSport.com 24.01.2017 20:45

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21 vjeçarëve, që njihet ndryshe si “Shpresat”, ka zhvilluar të martën një ndeshje miqësore me Skënderbeun. Korçarët kanë fituar 3-1, falë golave të realizuar nga Pedresku, Plaku dhe Gavazaj. Golin e vetëm për kuqezinjtë e vegjë e realizoi Mustafa. Kështu, vazhdojnë ndeshjet testuese për futbollistët e grumbulluar nga trajneri Alban Bushi në kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve. Dhe, të martën, kuqezinjtë janë përballur me ekipin kampion të Shqipërisë, Skënderbeun.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, e cila u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e dytë tokësor të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar (TVSH 2), korçarët kanë fituar 3-1. Në fakt, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka patur më shumë raste për shënim gjatë këtyre minutave por pa mundur të shënojë, falë edhe pritjeve të gardianit të portës së Nën-21-vjeçarëve kuqezinj, Kastrati.

Ndërkohë, pjesa e dytë nis me gol. Është Skënderbeu që shënon në minutën e 49-të, me anë të Kornel Pedreskut. Kurse në të 60-ën minutën, dyfishon shifrat Sebino Plaku. Pas 8 minutash, Valdrin Mustafa shënon për ekipin e Shpresave. Futbollisti që luan me Kaizerslauternit, arrin të shënojë me anë të një sprinti, duke lënë pas edhe mbrojtjen korçare dhe duke ngushtuar diferencën në 2-1. Në minutën e 81-të, Skënderbeu shënon edhe golin e tretë.

Është Enis Gavazaj ai që, me një gjuajtje brenda zonës, mposht portierin Kastrati. Me rezultatin 3-1 mbyllet kjo miqësore. Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë, Alban Bushi, aktivizoi mjaft lojtarë gjatë kësaj ndeshjeje miqësore. Disa prej tyre mund të veshin më pas fanellën e ekipit të Shpresave në ndeshjet zyrtare eliminatore të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh