Gjergj Vyshka 09.10.2014 16:25
Dje pasdite, në Buzau të Rumanisë, kombëtarja jonë e Nën-21-vjeçarëve, e cila drejtohet nga Skënder Gega, ka zhvilluar një miqësore me Nën-21-vjeçarët e Rumanisë. Në këtë miqësore, Gega e ka nisur lojën me Strakoshën, Vojvodën, Sykun, Lulajn, Hoxhallarin, Ahmedin, Gosen, Mekan, Grezdën, Ginon dhe Alimin.
Kurse rumunët janë kundërpërgjigjur me Kojokarun, Balasan, Neagun, Audacen, Mitashen, I. Kristean, D. Aleksandrin, Rotariu Mitran, Tanasen dhe Iankun. Rumunët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 15-të, me anë të Iankut. Por në pjesën e dytë, Shpresat ka barazuar Muriqi në të 60-n.
Mirëpo presioni i vendësve, që drejtohen nga Moldovan, ka sjellë dhe dy gola të tjerë për rumunët, që mbajnë firmat e Neagut, në të 77-tën dhe Tanases, në të 83-tën. Në përfundim 3-1 për Rumaninë, kurse kjo ishte ndeshja e parë e Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë që nga 5 marsi, kohë në të cilën pat fituar 3-1 në vizitën austriake 3-1.
Kjo kombëtare është në krijim e sipër për të qenë gati për edicionin e ardhshëm të Eliminatoreve të Kampionatin Evropian të 2017-tës të kësaj grupmoshe, që nisin në shtatorin e ardhshëm.
Rumani – Shqipëri 3-1
Shënues: Ianku 15’, Neag 77’, Tanase 83’ / Murriqi 60’