AlbanianSport.com 20/03/2022 21:10
ASNN – Sfidat me Republikën Çeke dhe Anglinë, Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve nis grumbullimin, thirret edhe Erdis Kraja. Kombëtarja e kësaj grupmoshe ka nisur këtë të diel grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Nën-21-vjeçarëve ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë paraqitur të dielën në grumbullim, ndërkohë që grupi kompletohet të hënën, para se skuadra të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.
Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në Federatpn Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se ka pasur një ndryshim të fundit ne listën e ekipit Kombëtar të Nën-21-vjeçarëve. Duke qenë se Adrian Bajrami kaloi nga 21-vjeçarët te Kombëtarja e të rriturv e, atëherë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka vendosur të thërrasë futbollistin e Lekos në Itali, Erdis Kraja. Lojtari do të bashkohet me skuadrën të hënën teksa për të është një rikthim te kuqezinjtë.
Kjo pasi ai ka luajtur edhe më parë me ekipet Kombëtarë të grupmoshave Nën-17 dhe Nën-21-vjeçarëve. Sa i përket pjesës tjetër të grupit nuk ka asnjë ndryshime dhe përgatitjet po shkojnë sipas programit. Ekipit kombëtar i Nën-21-vjeçarëve luan këtë muaj dy ndeshje eliminatoret e fundit për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe. Shqipëri-Republika Çeke luhet më 25 mars 2022, duke nisur nga ora 19:00 dhe Shqipëri-Angli, më 29 mars 2022, duke nisur nga ora 20:45, të dyja në Stadiumin “Elbasan Arena”.