AlbanianSport.com 20.10.2016 16:10
ASNN – Redi Jupi nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve në futboll. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, trajneri i kuqezinjve deri në 21 vjeç, ka mohuar faktin se ka dhënë dorëheqjen nga ky rol.
Sipas tij, në muajin tetor, atij i ka mbaruar kontrata që kishte lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit për drejtimin e ekipit të kësaj grupmoshe, që njihet ndryshe edhe si “Shpresat”.
Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve, e mbylli fazën eliminatore në grupe për Evropianin e kësaj moshe, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Poloni në vitin 2017, në vendin e katërt, duke lënë pas Hungarinë dhe Lihtenshtejnin.
Skuadra kuqezi arriti 3 fitore, mori po aq barazime dhe pësoi 4 humbje në këto eliminatore, duke grumbulluar në fund 12 pikë në këto Eliminatore.