AlbanianSport.com 03.09.2015 11:35
ASNN – Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot ndeshjen e tyre të dytë në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe dhe përballë kuqezinjve të drejtuar tashmë nga trajneri Redi Jupi, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë Skënder Gegën, do të përballet me Izraelin.
Të dyja skuadrat e kanë luajtur nga një ndeshje në grupin e 4-t eliminator, pikërisht atë kundër Lihtenshtejnit, ndaj të cilit izraelitët kanë fituar 4-0, ndërsa kuqezinjtë me shifrat 2-0. Në këtë grup, përfaqësuesja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve do të ndeshet edhe me atë të Greqisë, Hungarisë dhe Portugalisë.
Sikundër ka ndodhur me të gjitha ndeshjet e Kombëtareve shqiptare të futbollit, edhe ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit, që do të luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.
Po në kuadër të këtij grupi, Lihtenshtejni ndeshet sot në të njëjtën kohë me Hungarinë.