AlbanianSport.com 08/10/2018 09:30
ASNN – Skuadra përfaqësuese e Nën-21-vjeçarëve nis sot edhe seancat stërvitore, në një kohë që deri në mesditë, pritej që në dispozicion të trajnerit Alban Bushi të jetë grupi i plotë në dispozicion. Seanca stërvitore e ditës së sotme për përfaqësuesen e U-21 do të zhvillohet në Kamzë, në orën 19.30.
Dy takimet e fundit zyrtare për grupin 2, Shpresat do t’i zhvillojë të enjten në datë 11 tetor 2018, me Spanjën në Stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe më pas në Parnu të Estonisë, me përfaqësuesen vendase të Nën-21-vjeçarëve. Pas 8 ndeshjesh në grup Shqipëria mban vendin e 5-të në grup me 6 pikë, me një fitore, 3 barazime e 4 humbje.
Në vigjilje të ndeshjeve zyrtare eliminatore me Spanjën dhe me Estoninë, dy futbollistët e ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarpve, Albi Doka e Gentian Selmani dolën sot përpara mediave, në një konferencë për shtyp. Të dy këta futbollistë vijnë nga kampionati shqiptar i futbollit, dhe menjëherë pas ndeshjeve të së dielës, sot nisin përgatitjet për takimet eliminatore.