Shpresat / Bushi zbulon strategjinë: Ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Anglisë

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2022 20:55

ASNN – Edhe Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të zbresë nesër në fushë për të zhvilluar ndeshjen ndaj bashkëmoshatarëve të Anglisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të kësaj grupmoshe. Në prag të kësaj sfide, Alban Bushi, në një prononcim për mediat vlerësoi fillimisht paraqitjen e skuadrës në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, ndërsa zbuloi edhe strategjinë që do të ndjekë në sfidën e dytë ndaj Anglisë. “Megjithëse kemi pasur shumë mungesa me lojtarët që kanë zëvendësuar këta e kanë për detyrë më së miri, – ka thënë ai fillimisht.

“Dua të them që ndeshja me Republikën Çeke ishte nga ato ndeshjet më të mira në drejtimin tim si trajner i Shpresave, – ka vijuar Bushi. – Ishte një ndeshje për kornizë, ne e kemi parë të gjithë ndeshjen me stafin tonë me detaje. Nuk kemi gabuar në asgjë përsa i përket taktikës kolektive, por kemi bërë vetëm dy gabime individuale dhe gjuajtja e parë në portë e Republikës Çeke ka ardhur në minutën e 81-të. Pra, e mbizotëruam ndeshjen, krijuam volum loje, krijuam raste, por ja që fati nuk ishte me ne.”

“Thonë që fati është me më të fortin, por kësaj radhe ishte me ata që nuk dhanë aq për ta fituar ndeshjen”, – ka shtuar trajneri i Nën-21-vjeçarëve kuqezi, që e ka kthyer më pas vëmendjen tek Anglia, duke thënë: “Patjetër që do të luajmë mirë. Kjo nuk diskutohet fare, ekipi tashmë e ka një fizionomi loje, megjithëse kemi edhe mungesa edhe këtë radhë. Na mungojnë 3 lojtarë nga ndeshja me Republikën Çeke, kishim edhe përpara asaj ndeshjeje, por u shtuan akoma edhe më shumë. Muçi me tre kartona të verdhë, Ismajlgeci i dëmtuar me Çekinë dhe Kraja gjithashtu i dëmtuar.”

“Nuk kemi shumë alternativa, por gjithsesi, lojtarët që do të aktivizohen, e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë, e dinë se çfarë kundërshtari kemi përballë, e dinë se pse nuk duhet të shkojmë aty ku ata kanë armët e tyre më të forta, – ka përsëritur trajneri kuqezi. – Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësira, nuk duhet të luftojmë 1 me 1 me ata sepse janë të fortë. Duhet të luajmë shpejt dhe me pasime të shkurtra, të shpejta dhe të shtyjmë sa më shumë 0-0 për t’ia bërë jetën sa më të vështirë anglezëve.”

“Shqipëria ka një brez shumë të mirë, – ka vijyar ai. – Nuk dua të aludoj, por nëse do të kishim Kumbullën, Brojën, Bajramin, Asllanin dhe këta lojtarë që na mungojnë, ne patjetër që do ta përballonim Anglinë dhe do të ishim aty-aty, kjo nuk diskutohet fare. Nëse ne do të kishim ata lojtarë që unë i përmenda pak më parë, edhe në Slloveni, edhe në Kosovë dhe me Republikën Çeke, nuk do të diskutohej fare që do të ishim në Europian. Ne na penalizon shumë ndeshja në Slloveni që u dëmtuam, kur Muçi nëse do ta shënonte atë 11-metërsh që në minutë të dytë, do të ishim ne në epërsi.”

“Na penalizoi shumë ndeshja në Kosovë, kur ishim 1-0 për ne, duhet ta mbyllnim pjesën e parë 3-0 ose 4-0. Dua të them që fati është shumë vendimtar në futboll, pra duhet të kesh shumë fat. Është ajo shprehja që thonë njerëzit e sportit, “shtyllë jashtë, shtyllë brenda”, shtyllë jashtë, je i keq, shtyllë brenda, je i mirë. Ne kemi vajtur deri te shtylla, por gjëja që na ka penalizuar ne është lojtarët që kanë shkuar te Kombëtarja e të rriturve”, – ka përfunduar trajneri i Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Alban Bushi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh