AlbanianSport.com 11/11/2020 22:25
ASNN – Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin kombëtar të Nën-21-vjeçarëve në dy ndeshjet e radhës në kuadër të grupit të 3-të Eliminator të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve, që do ta mbajë fazën e tij finale vitin që vjen.
Kjo sepse trajneri i Nën-21-vjeçarëve kuqezi ka dalë pozitiv me “Covid-19” pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç.
Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dhjetëvjeçar që shërben në role të ndryshme në futboll në Shqipëri.