Shpresat / Bushi: Nuk kishim iluzione për Anglinë, kaq janë mundësitë tona

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2022 23:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ka zhvilluar të martën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e radhës në Eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, duke u mundur 0-3 përballë Anglisë. “Ata ishin të fortë në letër dhe në fushë”, – ka deklaruar trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi. – E dinim potencialin e Anglisë, nuk kishim mundësi më shumë. Djemtë duhen falënderuar për atë që dhanë në fushë.”

“Anglia ishte shumë e fortë, nuk na linte të dilnim përpara siç e kishim menduar, – ka vijuar ai. – Pavarësisht se kemi humbur, kemi luajtur mirë, jemi në vendin e 4-t, kemi edhe dy ndeshje dhe mund të marrim një vend më të lartë. Kur bën një humbje si ajo me Republikën Çeke, kur ndikon edhe fati, ke çfarë të mësosh. Futbollistët fitojnë përvojë për të synuar ekipin e të rriturve të Kombëtares. Kishim afruar shumë lojtarë të rinj, Mitaj dhe Toçi janë të ditëlindjes 2003.”

“Edhe Simoni i vitit 2004 dhe të gjithë janë janë edhe për sezonin tjetër, për të pasur një ekipi konkurrues, – ka theksuar ish-futbollisti i njohur kuqezi. – Simonin më duket se e hëngrëm më sysh, shpresoj të mos ketë dëmtim të rëndë. Është një portier i së ardhmes. Dua të falënderoj edhe Dobrën, për kontributin që dha. Është potencial për Kombëtaren”, – përfundoi trajneri i Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve, Alban Bushi.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar me Shpresat e Shqipërisë që arrijnë të përballojnë me sukses Anglinë, një nga ekipet më të forta në Evropë për këtë grupmoshë. Më nisjen e pjesës së dytë, Anglia gjen golin e epërsisë, me anë Balogunit që përfiton nga një gabim i kuqezinjve dhe shënon në minutën e 47-të. Anglezët dyfishojnë shifrat në minutën e 51-të me anë të Xhons. Kuqezinjtë përpiqen të reagojnë dhe krijojnë disa raste por pa sukses. Anglia gjen edhe golin e tretë në minutën e 63-të me anë të Balogunit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh