Shpresat / Bushi: Miqësoret, shansi i të rinjve, Bare: Kemi cilësi

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2018 12:15

ASNN – Më 28 maj, Shpresat ndeshen me Bosnjë-Hercegovinën, për të vijuar me përballjen me Bjellorusinë, më 5 qershor, dhe për ta mbyllur 3 ditë më pas me sërish me të njëjtën skuadër, ndërsa të 3 takimet do të luhen në Stadiumin “ElbasanArena”. Për të folur për këto miqësore, kanë dalë para mediave sot trajneri Alban Bushi dhe kapiteni Kejdi Bare.

Në harkun e dy javëve, Kombëtarja kuqezi e Nën-21-vjeçarëve, që njihet ndryshe si Shpresat, do të luajë 3 ndeshje miqësore dhe për trajnerin Alban Bushi, kjo është një provë shumë e mirë për lojtarët e rinj për të treguar veten. ” Ndeshjet miqësore zhvillohen për të testuar futbollistët, kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës”, – ka thënë ai.

“Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin,kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panuçi i ka në vëzhgim dhe do ti afrojë në Kombëtaren e të rriturve, – ka vijuar ish-futbollisti. – Në Eliminatorët e radhës, pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me përvojën e fituar do të synojmë kualifikimin.”

“Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës kemi të bëjmë me një kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për tu përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira.”-përfundoi trajneri i Shpresave, Alban Bushi, duke folur nga Elbasani. Fjalëve të trajnerit u ka bërë jehonë edhe kapiteni Kejdi Bare.

“Natyrisht, çdo ndeshje është e rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00, – ka premtuar ai. – Për mua është njëlloj si Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve dhe Kombëtarja e të rriturve, pasi shkallët ngjiten me radhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të përshtatemi.

“Ata kanë cilësi dhe kjo është diçka e mirë, ndaj besoj dy vitet e fundit, skuadra e Shpresave ka rritje në cilësi dhe po i shërben Kombëtares së të rriturve”, – përfundoi Bare. Më 28 maj, Shpresat ndeshen me Bosnjë-Hercegovinën, për të vijuar me përballjen me Bjellorusinë, më 5 qershor, dhe për ta mbyllur 3 ditë më pas me sërish me të njëjtën skuadër, ndërsa të 3 takimet do të luhen në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh