Shpresat, 3 gola në pjesën e parë mjaftojnë për fitoren në San Marino

Share Button

AlbanianSport.com 16/11/2022 20:30

ASNN – Kuqezinjtë e Bushit mposhtin San Marinon në miqësoren e së mërkurës. Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga Alban Bushi ka ngadhënjyer me rezultatin 3-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e mërkurë në fushën e San Marinos. Vlen të theksohet se të 3 golat e ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin “Serravalle” të republikës së vogël, u realizuan në pjesën e parë.

Dhe trajneri kuqezi, Alban Bushi, duhet të ketë mbetur i kënaqur me përgjigjet që mori nga futbollistët e grumbulluar rishtazi në ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe. Trajneri Bushi e nisi këtë miqësore të Nën-21-vjeçarëve me Simonin në portë, e më pas me një 4-she të përbërë nga e djathta në të majtë nga Mjaki, Kurti, Mitaj dhe Smajli, duke vijuar më pas me 4 mesfushorë që ishin Avdiu, Pajaziti, Alivoda, Ismaili, si dhe dyshja e sulmit e përbërë nga dy lojtarë me të njëjtin emër, Shpendi.

Në fakt, ka qenë një autogol i futbollistëve nga San Marino në minutën e 21-të, që hapi serinë e golave kuqezi. 15 minuta më pas, në të 36-tën, është talenti shqiptar që është pjesë e Fulhamit, Pajaziti, ai dyfishoi shifrat për Shpresat kuqezi. Për të çuar shifrat në 3-0 mendoi talenti i Vllaznisë, Smajlaj, i cili realizoi në minutën e 39-të. Me këtë epërsi të 3-fishtë të kuqezinjve të vegjël është mbyllur pjesa e parë.

Sa i përket pjesës së dytë, Shqipëria pati rastet e saj, por pa mundur të finalizojë, duke u mjaftuar kështu me rezultatin 3-0, ndonëse duhet theksuar trajneri Bushi bëri ndryshime të shumta, duke u besuar thuajse të gjithë lojtarëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh