ASNN – Një pistë atletike në tarracën e një shkolle fillore. Kjo është risia më e fundit arkitekturore që vjen nga Kina. Kur hapësirat janë të kufizuara, ajo që nuk njeh kufinj është fantazia njerëzore dhe kronika në vijim na sjell detajet e kësaj zgjidhjeje interesante nga ana e kinezëve.
Kur hapësirat janë të kufizuara, ajo që nuk njeh kufinj është fantazia njerëzore. Dhe nga vendi i më i populluar të botës, Kina, vjen dëshmia e rradhës se çfarë mund të bëjë fantazia për të përfituar hapësirë. Kjo shkollë fillore në Tian-tai të Provincës së Zhe-xhiang të Kinës kërkonte një hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë, por në dispozicon për të ishin vetëm 7,000 metra.
Dhe këtu nuk llogariteshin mjediset sportive. Kjo bëri që arkitekti i ri kinez, Ruan Hao, i cili e mori përsipër projektimin dhe zbatimin të adoptonte një koncept intersant. Dhe rezultati ishte një shkollë në formën ovale të një piste atletike, me një hapësirë të bollshme në mes për ajrin dhe dritën, por me një tarracë që u ofron 1,600 nxënësve të kësaj shkolle një hapësirë prej 3,000 metrash katror për ushtrimet sportive, me veçorinë e vetme se gjithçka bëhet jo në tokë, por në katin e 5-të.