Shpallen finalistët e “Topi i Artë 2015” & çmimeve të tjera të FIFA-s

Share Button

topi-ARTE

AlbanianSport.com 02.12.2014 07:55

ASNN – Janë përcaktuar tre futbollistët kandidatë për të fituar “Topin e Artë 2014”, që janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Manuel Nojer. Ndërsa për trajnerë këtë trofe do ta diskutojnë Ançeloti, Lëv dhe Simeone. Çmimin “Pushkash”, për golin më të bukur do ta diskutojnë sulmuesja irlandeze Stefani Roshe, kolumbiani Hames Rodrigez dhe holandezi Robin Van Persi.

Çmimet do të jepen në 12 janar 2015 në Zyrih, në një ceremoni që do të sillet për sportdashësit si zakonisht drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kandidatët për të fituar topin e artë 2014, janë dy sulmuesit e Realit të Madridit dhe Barcelonës, Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi dhe portieri i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, “kampione bote” në 2014, Manuel Nojer.

Mbajtës i këtij trofeu është Kristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar e fitoi duelin Mesin, i cili kishte 4 vite radhazi që e fitonte këtë trofe. Ronaldo dhe Mesi së bashku e kanë fituar “Topin e Artë” në 6 edicionet e fundit. Ndërsa portieri i Bajernit dhe Gjermanisë ndodhet për herë të parë midis tre pretendentëve. Nojeri është protagonisti kryesor që me pritjet e tij i ka dhënë titullin “kampion” Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë në Botërorin “Brazil 2014”.

Tashmë mbetet 12 janari kur në Zyrih do të zbulohet se kush do të fitojë “Topin e Artë”. Kush do të peshojë më shumë, golat në Ligën e Kampioneve të sulmuesit portugez, rekordet e yllit argjentinas apo pritjet e talentit të portës gjermane? Për trajnerë, kandidatë për të fituar topin e artë janë Karlo Ançeloti, Joakim Lëv dhe Diego Simeone, çmim ky që jepet nga FIFA dhe prestigjozja “Francë Futboll”.

Trajneri i Realit të Madridit ka fituar edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve. Lëv është “kampion bote” me skuadrën e tij Gjermaninë, ndërsa Simeone është nënkampion i Evropës për vitin 2014 me Atletikon e Madridit. Çmimin “Pushkash” për golin më të bukur do ta diskutojnë Stefani Roshe, sulmuesja irlandeze dhe dy yjet e futbollit botëror, Hames Rodrigez dhe Robin Van Persi, protagonistë absolutë me Kolumbinë dhe Holandën në Botërorin e fundit brazilian.

Dy yjet botërorë padiskutim por që duhet të kenë kujdes nga goli i mrekullueshëm i realizuar nga Roshe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh