AlbanianSport.com 28.07.2015 22:50
ASNN – Përfaqësuesja e Maqedonisë kërkon të fitojë sa më shumë terren në arenën ndërkombëtare dhe në këtë aspekt, eliminatoret e Botërorit 2018 i konsideron si një mundësi ideale për rritjen e grupit që gjatë viteve të fundit i është nënshtruar ndryshimeve të mëdha.
Trajneri i përfaqësueses maqedonase, Ljubinko Druloviç, beson se rivalitetin e vërtetë në ndeshjet e Grupit G, skuadra e tij do ta ketë veçanërisht me Shqipërinë. “Shorti na vuri përballë me rivalë të fortë si Spanja dhe Italia të cilat kanë burime të mëdha teknike dhe financiare.”
“Gjithashtu do të ndeshemi edhe me Shqipërinë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin, të cilët janë rivalët tanë të vërtetë”, – ka përfunduar ai.