“Shorti 2018” / De Biazi: Grup G, i vështirë, ndaj Italisë, një derbi

Share Button

Itali-Shqiperi-De-Biazi-Konte

AlbanianSport.com 26.07.2015 20:45

ASNN – Ai do të kishte dëshiruar rivalë më të lehtë në eliminatoret e Botërorit 2018, por, edhe pasi shorti e vendosi Shqipërinë në grupin G, bashkë me gjigandët e futbollit evropian, si Spanja dhe Italia, trajneri Xhovani De Biazi nuk demoralizohet. Trajneri kuqezi pranon sfidën sidomos me Italinë, një përballje që ai e cilëson një derbi.

Në një intervistë për Agjencinë Italiane të Lajmeve, “ANSA”, De Biazi është shprehur se kombëtarja kuqezi do të luajë të gjitha shanset e saj. “Na pret një grup shumë i vështirë, por i tillë është edhe ky në eliminatoret e Kampionatit Evropian”, – ka theksuar trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, duke folur për median në fjalë.

“Shqipëria do të luajë kartat e saj, por gjëja më interesante është se shumë shqiptarë janë tifozë të Italisë, – ka vijuar italiano-shqiptari i stolit kuqezi. – Për ne do të jetë një derbi, ashtu si kundër Spanjës, ku luajnë disa lojtarë shqiptarë.” Sigurisht Spanja dhe Italia nisen si favoritë për dy vendet e para të Grupit G.

Përballja e vetme për Shqipërinë me Italinë ishte miqësorja e vitit të shkuar, ku skuadra e Antonio Kontes fitoi në Xhenoa me rezultatin 1-0. Ndërkaq, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, De Biazi shkruan: “Grup sigurisht shumë i vështirë, por stimulues.”

“Me dy skuadra të mëdha si Spanja e Italia, po edhe me Izraelin ambicioz, gjithashtu nuk mund të nënvleftësojmë dy skuadra si Maqedonia e Lihtenshtejni, – ka vijuar ai. -Jemi më shumë se një vit para nisjes së kësaj veprimtarie. Fokusi ynë sot është drejtuar drejt Francës, për Kampionatin Evropian, me dy ndeshje kyçe, kundër Danimarkës në Kopenhagen, dhe, tre ditë më pas, në Shqipëri kundër Portugalisë.”

“Kemi një skuadër që vazhdon të rritet, që përballë vështirësive dyfishon vendosmërinë e me modesti e krenari kërkon të tejkalojë diferencat e mundshme teknike”, – ka theksuar De Biazi, duke premtuar: “Do të punojmë me intensitetin e madh të përhershëm, duke parë gjithmonë përpara me besim e gjakftohtësi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh