AlbanianSport.com 18.08.2015 15:25
ASNN – “Ide e çmendur” ka pas kënduar Pati Bravo. Masimo Ferrero nuk pritet të ndalojë Kasano. Dhe Kasano, pas kthimit të tij tek blutë e Sampdorias, e do një partner. Pasi është menduar për disa ditë, Mario Baloteli ka gjetur dy sponsor për të hyrë në Itali. Dje Baloteli është bërë i gjallë nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa në “Twitter” do të shkruante: “Kini durim, sepse rezultatet do të vijnë. Kush do të më besojë mirë, kush jo”. Dhe përpara se të shihte ndeshjen Mançester Siti-Çellsi në “Instagram” do të shkruante: “Të gjithë mbretërit tani ose më vonë do ta lëshojnë fronin, por për këtë gjë vendosin vetëm ata”.
Dhe të paktën është një person që po e shtyn Balotelin që të vijë në Serinë A. Dhe ky është Kasano, i cili po nis bisedat që Sampdoria të marrë sulmuesin. Gjallëria e dy futbollistëve në kombëtare i kishte dhënë Italisë së Prandelit vajtjen deri në finalen e Kampionatit Evropian 2012 në përballjen me Spanjën. Një “dashuri” mes dy lojtarëve ka lindur spontanisht dhe tani është duke vazhduar. Kështu Kasano ka vendosur të zbresë në fushë, ndërsa po nxit Balotelin që t’i besojë projektit të Ferreros. “Hajde tek Sampdoria dhe nuk ke për t’u bërë kurrë pishman. Së bashku do të bëjmë gjëra të mëdha”.
E Baloteli është gati për t’u kthyer në protagonist, kurse ambienti tek Sampdoria është ideal për të. Aq më tepër që Liverpul nuk e do më. Financiarisht operacioni është i vështirë për t’u kryer, sepse gjashtë milion në sezon janë shumë për klube si Sampdoria. Aq më shumë që nga menaxheri i tij Mino Rajola nuk kanë ardhur sinjale të mira. Por jemi në një fazë kritike dhe Ferrero nuk tërhiqet. Tek Liverpuli e kanë larguar Balotelin dhe janë gati për ta dhënë dhe me huazim deri në një shitje të plotë. Duhet një ndihmë dhe nga Liverpuli, që të paktën të paguajë 75 përqind të rrogës derisa çështja të marrë fund. Në fakt Ferrero e ëndërron të ketë në ekip Balotelin dhe Kasano.