AlbanianSport.com 28.02.2015 12:35
ASNN – Nisur nga largësia e rrugës mes Peqinit e Sarandës, drejtuesit e Shkumbinit kanë vendosur që ta nisin ekipin një ditë përpara sfidës me Butrintin.
Që do të thotë se të besuarit e Gjylës të premten në mbrëmje e kanë kaluar në Sarandë.
Nuk duket se do të jetë një sfidë e lehtë për bardhekaltërtit, aq më tepër që do të kenë edhe mungesa. Kështu nuk do të jenë për lojë Dervishi e Xhyra.
Por rikthehen në formacionin e Gjylës, Isai dhe Artur Magani. Në të tilla kushte, peqinasit kërkojnë të marrin pikë në Sarandë, edhe pse duket se një mision i pamundur për ta.