AlbanianSport.com 15.02.2015 15:15
ASNN – Duke folur pas ndeshjes me Lushnjën, të mbyllur me rrjeta të paprekura, trajneri i Shkumbinit, Ilir Gjyla, deklaroi: “Nuk e nisëm mirë takimin dhe ishim të ndrojtur, por me kalimin e minutave skuadra doli në lojën e saj dhe patëm shumë raste për të shënuar.”
“Për ne këto janë dy pikë të humbura, pasi pretendonim fitoren në këtë ndeshje, – ka vijuar ai. – Në përgjithësi e dominuam takimin dhe nëse do të shfrytëzonim siç duhet rastet tona, atëherë do të kishim dalë me tri pikë”. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, u shpreh i kënaqur edhe me pikën e marrë.
“Përpara kësaj ndeshjeje ne vinim me gjashtë mungesa dhe e dinim që nuk do të ishte e lehtë për ne, – ka theksuar ai. – Synimi ynë ishte që, të paktën, të merrnim një pikë dhe për fat të mirë ia arritëm këtij qëllimi. Ndonëse peqinasit patën shumë raste për të shënuar, edhe ne patëm mundësitë tona”.