Gjergj Vyshka 21.01.2015 14:35
Pas 9 lojtarësh të larguar në këtë treg të lëvizjeve të futbollistëve në dimër, Shkumbini duket se është duke kërkuar të përforcohet.
Trajneri i Shkumbinit, Ilir Gjyla, teksa peqinasit gjenden në një pozicion të vështirë në renditje ka bërë dhe listën e kërkesave për drejtuesit e bardhekaltërve.
I pari që kërkohet të afrohet është portieri tiranas Klajdi Kuka. Më pas peqinasit kërkojnë të rikthejnë një njohje të vjetër për ta, që është boshnjaku Altin Gërboviç.
Ky i fundit ka luajtur me Shkumbinin në kohën kur president i klubit peqinas ishte biznesmeni Ylli Ndroqi.
Është mbyllur marrëveshja me mesfushorin Arvis Gjata, i cili në pjesën e parë të sezonit ka qenë tek Tomori.
E veç tyre pritet dhe një mesfushor, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Shkumbini deri më tani nuk ka bërë asnjë ndeshje miqësore.