AlbanianSport.com 11.10.2016 11:35
ASNN – Në ndeshjen ndaj Apolonisë, peqinasit kanë marrë tre pikët e para të sezonit, por nuk kanë mbetur pas edhe aspekte negative të cilat ndjehen edhe pas këtij takimi. Ndëshkimi me 8 ndeshje pa spektatorë ka qenë dënimi më i rëndë se çfarë mund ta mendojë shumëkush.
Por, përveç dënimit të fushës, stafi teknik ka kthyer vëmendjen edhe tek lojtarët në dispozicion. Dëmtimi i sulmuesit kryesor, Erjon Mustafai, i ka vënë të gjithë në alarm në kampin peqinas. Por teksa në mesjavë do të luhet derbi me Elbasanin, shpresat për rikuperimin e tij ekzistojnë.
Ndaj të gjithë janë optimistë në kampin peqinas. Megjithatë drejtuesit nuk do të kërkojnë rrezikimin e gjendjes të lojtarit nëse ai nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme. Kampionati është veprimtaria e vetme tashmë në të cilën ekipi peqinas merr pjesë dhe synimi kryesor për peqinasit do të jetë mbijetesa mes më të mirëve të Kategorisë të Parë.