AlbanianSport.com 05.10.2014 18:00
ASNN – Peqinasit janë treguar të pafuqishëm përballë skuadrës mallkastriote, e cila për asnjë moment nuk e diskutoi fitoren, ndonëse edhe bardhekaltrit, nga ana e tyre, bënë të pamundurën që të dilnin me një rezultat pozitiv.
Për miqtë shënuan tre herë Gjonbrati, Hoxhaj dhe Sako, ndërsa golin e “flamurit” për vendësit e shënoi Lluca me 11-metërsh. Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Shkumbinit, Lorenc Pashja ka bërë “mea culpa”.
“Marr përgjegjësitë për këtë ndeshje, ku golat u pësuan nga një rreshtim i gabuar në mbrojtje, – ka vijuar ai. – Megjithatë ka ende shumë kohë përpara dhe ne duhet të bëjmë menjëherë kthesën.”
Ndërsa homologu i tij, trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, ka theksuar: “Kemi marrë tri pikë të arta ndaj një skuadre të vështirë si Shkumbini. Kjo ndeshje të kujtonte disi edhe Superioren dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur edhe për këtë gjë.”