AlbanianSport.com 07.05.2015 12:15
ASNN – Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është shpallur një nga mbrojtësit më të mirë të rinj në Evropë. Lojtari i Valencias është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar katër gola në kampionatin spanjoll dhe kjo formë ka shtyrë “CIES Football Obeservatory” që ta listojë Mustafin në mesin e dhjetë mbrojtësve më të mirë në Evropë.
Mbrojtësi më i mirë i ri në Evropë është shpallur Fil Xhonsi i Mançester Junajtid, ndërsa pas tij është renditur Hoze Himenezi i Atletikos së Madridit. Francezi Rafael Varane është në vendin e tretë, kurse Markinjos i Paris SG-së gjendet pas tij. Mbrojtësit tjerë janë Stefan de Vrij (Lacio), Tim Jedvaj (Leverkusen), Niklas Sule (Hofenhaim), Majkëll Kin (Bërnli), Jores Okore (Aston Vila) dhe Shkodran Mustafi (Valencia).