AlbanianSport.com 03.11.2014 23:35
Shkodran Mustafi ishte protagonisti i madh i ndeshjes që Valencia fitoi 3-1 në fushë të huaj ndaj Vijarrealit. Mbrojtësi i lindur në një familje shqiptare nga Maqedonia shënoi 2 gola, që i festoi duke bërë me duar shenjën e shqiponjës, ashtu siç po bëjnë të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në Evropë.
Futbollisti që luan për përfaqësuesen gjermane, pas dygolëshit të parë në karrierë, është krahasuar nga gazeta sportive spanjolle “Marça” me golashënuesin legjendar të Gjermanisë, Gerd Myler. “Jo vetëm mbrojti, por edhe shënoi. Dukej si “Torpedo” Muller”, shkruan gazeta në fjalë.
Me këtë fitore, Valencia ngjitet në vendin e dytë të renditjes së kampionatit spanjoll me 23 pikë, vetëm 1 pikë pas kryesuesve të Real Madrid.