Shkëndija rimerr veten, mposh Renovën, frenohet Vardari i Shkupit

Share Button

AlbanianSport.com 01/12/2018 15:50

ASNN – Shkëndija rimerr “frenat” e kampionatit maqedonas, fiton 3-0 derbin me Renovën. Pas një humbje të papritur në mesjavë ndaj Akademisë Pandev (0-1), skuadra tetovare u kthye sot në fushë me mendësinë fitimtare dhe ia doli të mposhtë në derbi Renovën me rezultatin e thellë 3-0 dhe me 3-pikëshin e këtij takimi, jo vetëm mban kryesimin, por shkon në 40 pikë, 5 më shumë se Vardari ndjekës.

Ky i fundit u ndal në barazim 0-0 nga Akademia Pandev. Për tetovarët shënuan Valmjir Nafiu në pjesën e parë dhe Besmir Bojku e Omar Ymeri në pjesën e dytë, duke korrur një sukses të rëndësishëm për objektivat madhorë sezonalë, pra për titullin. Natyrisht, kjo fitore e ndihmon Shkëndijën jo vetëm të jetë dominuese absolute në derbin e Tetovës me Renovën, por njëherësh të mbajë distancë me Vardarin ndjekës.

Në kuadër të javës së 18-të në kampionatin e Maqedonisë, Shkupi, një tjetër skuadër shqiptare, mposhti 2-0 Rabotniçkin, duke marrë një 3-pikësh me vlerë të madhe, sepse ngjitet në vend të 5-të me 23 pikë. Kurse Renova, pas kësaj humbjeje përballë Shkëndijës, mbetet në vend të shtatë, me 21 pikë, po aq sa Makedonija GJP e vendit të 6-të.

 

Superliga e Maqedonisë

 

Java e 18-të

 

Rabotniçki – Shkupi                                     0-2

Renova – Shkëndija Tetovë                       0-3

Sileks – Belasica Strumica                         1-0

Akademija Pandev – Vardar Shkup         0-0

Pobeda – Makedonija GjP                           0-2

 

Renditja:

Nr. Skuadra                           Pikë

  1. Shkëndija Tetovë 40
  2. Vardari Shkup              35
  3. Akademija Pandev       30
  4. Rabotniçki                      26
  5. Shkupi                            23
  6. Makedonija                    21
  7. Renova                           21
  8. Sileks                              18
  9. Pobeda                           17
  10. Belasica             17

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh