Shkëndija e Tiranës, e paepur në Superiore, tek e para luhet vetëm një

Share Button

 

Topi-nen-kembe-Nen-19

AlbanianSport.com 16.02.2015 18:55

 

ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 16-të në Kategorinë Superiore, ku Vllaznia ka fituar 2-0 në Durrës ndaj Teutës dhe mbetet në vendin e dytë, 4 pikë pas Shkëndijës së Tiranës, që ka fituar ndaj Olimpikut me rezultatin 3-1 dhe vazhdon të kryesojë me 45.

Në vendin e tretë është Partizani, që ka mundur 2-0 në Vlorë vendasit dhe është ngjitur në kuotën e 36 pikë, 6 më tepër sesa Flamurtari, që është mundur 0-1 në kryeqytet nga Dinamo. Ndërkaq, në fundjavë janë luajtur edhe takimet e të javës së 12-të në Kategorinë e Parë, por vetëm në grupin A. Në këtë Kategori, spikat fakti se vetëm 1 nga 5 ndeshjet e grupit A janë luajtur, ndërsa tjetra supozohej të luhej sot.

Kjo vjen në faktin se Internacionali, Skampini e Veleçiku në grupin A janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim dhe kjo ka bërë që numri i ndeshjeve që kanë luajtur skuadrat të jetë i ndryshëm dhe që renditja të mos japë tablonë e plotë të gjendjes.

Në takimin e vetëm të luajtur, FC Termi ka mundur 2-0 Kastriotin në duelin e fundit të renditjes, që kryesohet nga Besëlidhja me 19 pikë, një më tepër sesa Brian’s, dhe dy më tepër sesa Kukësi dhe Porto.

 

Kampionati Kombëtar i Futbollit për

Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve

 

 

Kategoria Superiore

 

 

Java e 16-të

(14-15 shkurt 2015)

 

 

Shkëndija Tiranë – Olimpik            3-1

Dinamo – Flamurtari                       1-0

Besa – Skënderbeu                        1-2

Vlora – Partizani                              0-2

Vllaznimi – Tirana                            0-0

Teuta – Vllaznia                               0-2

Laçi – Elbasani                                1-2

Pogradeci – Shkëndija Durrës      (e shtyrë)

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Shkëndija Tiranë 16        15        0          1        42-11              45
  2. Vllaznia             16        13        2          1        43-12              41
  3. Partizani             16        11        3          2        41-8                36
  4. Flamurtari             16        9        3          4        24-17              30
  5. Teuta             16        7        3          6        21-22              24
  6. Tirana             16        5        5          6        17-16              20
  7. Shkëndija Durrës 15        5        4          6        22-21              19
  8. Olimpiku             16        6        1          9        29-35              19
  9. Laçi             16        5        4          7        18-29              19
  10. Skënderbeu             16        4        5          7        15-25              17
  11. Besa             16        5        1          10        19-23              16
  12. Vlora             16        5        1          10        18-23              16
  13. Pogradeci             15        4        3          8        10-21              15
  14. Dinamo             16        4        3          9        14-30              15
  15. Elbasani             16        2        7          7        12-21              13
  16. Vllaznimi             16        3        3          10        10-33              12

 

 

Kategoria e Parë

 

 

Grupi A

 

 

Java e 12-të

(14-16 shkurt 2015)

 

 

FC Term – Kastrioti                                      2-0

Internacional – Besëlidhja                         (nuk u zhvillua)

Porto – Veleçiku                               (nuk u zhvillua)

Shkëndija B Tiranë – Skampini    (nuk u zhvillua)

Kukësi – Brian’s                               (sot, ora 14:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Besëlidhja             9        6          1          2          16-10              19
  2. Brian’s 9        5          3          1          18-10              18
  3. Kukësi 9        5          2          2          18-6                17
  4. Porto             9        5          2          2          18-7                17
  5. Shkëndija B Tiranë 9        5          0          4          18-12              15
  6. FC Term             10        3          3          4          12-12              12
  7. Kastrioti             9        1          1          7          6-25              4

 

(Internacional, Skampini e Veleçiku janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Vijojnë Asambletë e Përgjithshme të SHRF-ve, e radhës, Korça

(Video) Vijojnë Asambletë e Përgjithshme të SHRF-ve, e radhës, Korça

AlbanianSport.com 05/03/2024 12:40 ASNN – Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e ShRF Korçë

Nën-15-vjeçarët / Radha e kuqezinjve të trajnerit Dama për grumbullim 3-ditor

Nën-15-vjeçarët / Radha e kuqezinjve të trajnerit Dama për grumbullim 3-ditor

AlbanianSport.com 27/02/2024 19:15 ASNN – Radha e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve të zbresë në

Nën-17-vjeçarët / Përzgjedhje 3-ditore kuqezi me elementët e kampionatit

Nën-17-vjeçarët / Përzgjedhje 3-ditore kuqezi me elementët e kampionatit

AlbanianSport.com 19/02/2024 18:20 ASNN – Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve, përzgjedhje 3-ditore

FSHF / Rritja e cilësisë së talenteve, në fokus të Shoqatave Rajonale

FSHF / Rritja e cilësisë së talenteve, në fokus të Shoqatave Rajonale

AlbanianSport.com 06/02/2024 20:50 ASNN – FSHF organizon mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatave

Nën-17 & Nën-19-vjeçarët / Kupa e Shqipërisë njeh finalistet e dy moshave

Nën-17 & Nën-19-vjeçarët / Kupa e Shqipërisë njeh finalistet e dy moshave

AlbanianSport.com 21/01/2024 15:20 ASNN – Janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e fazës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh