Sherri në derbi, Disiplina “batërdis” Tiranën, por zhgënjen Partizanin

Share Button

Tirana-Partizani-logo

AlbanianSport.com 06.05.2016 21:15

ASNN – Episodet e dhunshme që u vërejtën pas përfundimit të derbit të kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit kanë qenë objekti kryesor i mbledhjes së Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dhe, ashtu sikundër kishte kërkuar edhe kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Disiplina është treguar me dorë të hekurt, duke e ndëshkuar Tiranën me 8 ndeshje pa spektatorë.

Edhe Partizani është gjobitur me 200,000 lekë për sjelljen e tifozëve të tij në “Selman Stërmasi”. Ndërkohë, janë pezulluar edhe zyrtarë të të dy klubeve, por rezultati i ndeshjes mbetet në fuqi.

Përkundër kërkesës së të kuqve për ta marrë ndeshjen në tavolinë, Komisioni i Disiplinës ka rrëzuar kërkesën e Partizanit për marrjen e masave disiplinore me humbjen e ndeshjes Tirana-Partizani “aforfe” në favor miqve.

Komisioni ka arsyetuar se “ndonëse jemi përpara dështimit në përmbushjen e përgjegjësive nga ana e KF “Tirana”, ky dështim nuk është siç parashikohet nga dispozitat e Nenit 65/3/b.

Kjo, pasi nuk konstatohet ndërprerje të lojës, hyrje në fushë të personave që kane shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtareve ose zyrtarëve të ndeshjes. Ja dhe procesverbali i plotë i vendimeve të marra sot në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së.

 

———————-

 

1.KF “Tirana”, per deshtim ne pembushjen e pergjegjesive, duke mos garantuar sigurine e zyrtareve te klubit kundershtar pas ndeshjes dhe pergjegjesine per sjelljen gabuar te spektatoreve, bazuar ne nenet 32, 65 dhe 66 te KDS, denohet 8 (tete) ndeshje pa spektator. Zbatimi i denimit llogaritet per ndeshjet brenda dhe jashtë stadiumit perkates;

Ne baze te Nenit 13 te KDS, paralajmërimin e KF “Tirana”, per pershkallezimin e masave disiplinore ne rast te perseritjes se shkeljes perkatese;

2.Zyrtari i KF “Tirana”, Devi Muka, per sulm ndaj zyrtarit te ekipit kundershtar, denohet me 10 (dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.

3.Zyrtari i KF “Tirana”, Sajmir Shehri, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, dhe mos respektim te vendimit te meparshem ndaj tij, denohet me ndalimin e hyrjes ne stadium, si dhe denim me gjobe ne masen 500.000 leke (peseqindmije) bazuar ne Nenin 21, 49/2/c dhe 49/3 te KDS.

4.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke demtuar stolat e stadiumit, hedhur flakadane dhe stola ne fushen e lojes, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

5.Zyrtari i KF “Partizani”, Amarildo Dajlani,per sulm ndaj kundershtarit/personave te tjere, denohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.

6.Bazuar ne nenin 107 te KDS i kerkohet Sekretarise qe nepermjet Inspektoreve te Disiplines te identifikoje:

a)te gjithe individet qe jane perfshire ne akte dhune dhe nuk jane identifikuar ende nga zyrtaret e FSHF.

b)Demet materialet ne stadiumin Selman Stermasi, shkaktuar ne sektorin mik.

7Rrezimin e kerkeses se KF “Partizani” per marrjen e masave disiplinore me humbjen e ndeshjes “Tirana-Partizani” ne tavoline ne favor te “KF Partizani”;

Komisioni arsyeton se, ndonese jemi perpara deshtimit ne permbushjen e pergjegjesive nga ana e KF “Tirana”, ky deshtim nuk eshte siç parashikohet nga dispozitat e Nenit 65/3/b pasi nuk konstatohet nderprerje te lojes, hyrje ne fushe te personave qe kane shkaktuar akte te dhunes ndaj lojtareve ose zyrtareve te ndeshjes;

8.KF “Bylis”, për sjellje te gabuar te spektatoreve denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne Nenin 65/1 te KDS.

9.KF “Beselidhja”, per deshtim ne permushjen e pergjegjesive duke mos vene ne dispozicion ambulancen ne kohe, ne baze te Nenit 65/1, denohet me gjobe ne masen 200.000 (dyqindmije) leke. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, denimi me gjobe aplikohet ne masen 50%;

10.Zyrtari i KF “Lushnja”, Dritan Cuko, per protese ndajzyrtareve te ndeshjes, me gjeste e fjale ofenduese, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, ne baze te Nenit 56/1/a te KDS.

11.KF “Kukesi” U-19, per mos mos paraqitje ne ndeshjen kunder KF “Kastrioti” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 ne favor te KF “Kastrioti” U-19, bazuar ne Nenin 55/1 te KDS.

12.Rezimin e kerkeses se KF “Sopoti B”, per rishikimin e Vendimit te 13 date 29/04/2016 si te pabazuar;

13.Zyrtari i ekipit te Lapraka A, U-13, Gezim Gega, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, bazuar ne Nenin 49/1/b, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti.

14.KF “Lapraka A” U-13, per shkak te nderprejes perfundimtare te ndeshjes nga dhuna e ushtruar ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Tirana D” U-13 , bazuar ne nenet 31, 75, 76/c dhe 134/2 te KDS.

15.Ekipi i KS “Ali Demi” Mini Futboll, per aktivizim te lojtareve te cilet nuk kishin te drejte te humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 ne favor te Tirana Mini Futboll bazuar ne Nenin 54 te KDS.

16.Rrezimin e kerkeses se lojtarit te KF Gramshi, Ledio Koçi per pezullimin e denimit te mbetur.

Kunder vendimit 1mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh