Gjergj Vyshka 30.01.2014 17:45
ASNN – Shënkolli, skuadra që drejtohet nga një ish-lojtar i Besëlidhjes si Alban Bruka, duket se në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër është mbushur me lezhjan.
Në këtë skuadër janë afruar Frederik Ujka, Pjetër Leka, Ardit Palushja, Markeljan Lushaj dhe Ardit Lleshi.
Dhe lezhjanët i kanë uruar suksese Shënkollit e pse jo dhe të ngjitet në të Parën. Por dje në miqësoren e luajtur me Vorën, Shënkolli është mundur 2-1.
Ka shënuar Mashi për Shënkollin, kurse, në krahun tjetër tjetër, për Vorën kanë realizuar Mullaj e Muzhaqi.
Dhe në përfundim 2-1 për Shënkollin, që gjithsesi shpreson të jetë në Kategorinë e Parë.