AlbanianSport.com 13.12.2014 16:05
ASNN – Të mërkurën Shënkolli ka fituar thellësisht 4-2 në vizitën e vështirë të Sukthit, ndërsa kështu ka rikuperuar atë humbje të papritur të së dielës së kaluar në fushën e vet, 3-0 ndaj Erzenit. Në ndeshjen me Erzenin dobësitë u shfaqën në repartin e mbrojtjes, atje ku u pësuan dy gola për katër minuta.
“I njëjti fenomen u shfaq edhe në këtë ndeshje, – tha Bruka, – veçse në fillimin e ndeshjes për një minutë kemi pësuar dy gola dhe e pamë veten në disavantazh. Pastaj u desh shumë punë për të marrë veten. Skuadra rriti dëshirën për fitore dhe arriti të barazojë në pjesën e parë në 2-2.”
“Pasi kemi barazuar në pjesën e parë, në 45 minutat e dyta shënuam dhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor Dedën, i cili bëri një trigolësh duke i dhuruar skuadrës një fitore shumë të bukur, – ka vijuar trajneri shënkollas. – Ne po përpiqemi që të korrigjojmë të metat dhe dobësitë e shfaqura deri më tani.”
“Nuk do të lëvizim asnjëherë nga synimi ynë për të qenë në Kategorinë e Parë, të luftojmë deri në fund, ndonëse e dimë që duhet shumë punë. Por kur ndeshjet të zhvillohen në fushën tonë, atëherë gjërat do të jenë edhe më të lehta”, – ka përfunduar trajneri i Shënkollit, Bruka.