Shehi vlerëson karakterin e skuadrës, Merxhushi, keqardhje për përmbysjen

Share Button

AlbanianSport.com 24/01/2024 18:40

ASNN – “Më tepër se kualifikimi, vlen karakteri”. Kështu ka deklaruar trajneri i  Partizanit, Shehi, vlerëson reagimin në Kupë përballë Apolonisë, ndërsa homologu i tij, Artan Merxhushi, shprehu keqardhjen që skuadra e tij nuk e ruajti epërsinë. “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e trajtuam me shumë rëndësi si para dhe gjatë sfidës, – ka thënë Shehi. – E vlerësuam dhe jemi të kënaqur që mundëm të kualifikoheshim, pasi kur bëhet fjalë me një takim mund të ndëshkohesh.”

“Jam i kënaqur që ekipi reagoi edhe pas disavatazhdit dhe Skuka që shënoi, por më gëzon edhe rikthimi Prekës që vjen pas dëmtimit të gjatë, – ka vijuar ai. – Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi. Në manovër jemi përmirësuar. Nuk kemi vetëm një variant, pasi edhe sot ndryshuam. Karakteristikat e  lojtarë janë të ndryshëm dhe në varësi të tyre do të ndryshojmë manovër. Duke qenë organika e plotë do të kemi 2-3 variante, rëndësi ka të njohim mirë veten tonë dhe njëri-tjetrin.”.

“Në fund lojtarët janë të rëndësishëm pasi janë ata që interpretojnë në fushë. Nuk heqim dorë nga trofe çdo trofe është i rëndësishëm. Edhe në Superkupë ekipi e tregoi se është i rëndësishëm për klubin çdo trofe. Jam i bindur se do të shkojmë deri në fund për të dy trofetë”, – ka përfunduar Shehi. “Përgjithësisht kemi bërë mirë duke ditur edhe gjendjen dhe kontingjentin e Partizanit”, – ka deklaruar Merxhushi. – Ata e kishin detyrim të fitonin, ishin të karikuar pas humbjes me Laçin, kështu që nuk ishin në gjumë.”

“Bëmë ndeshje të mirë, ishim të ekuilibruar,  rezultati 3-1 nuk është real, pasi patëm një mundësi pas 2-1, – ka vijuar ai. – Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe diferencën e bën organika. Stoli i Partizanit u tregua efikas dhe bënë diferencën, ata kanë dy 11-she. Ndërsa ne kemi vështirësi dhe mangësi bë stol. Kupa nuk u neglizhua, objektiv është kampionati për ne. Do të luftojmë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje  edhe “play off” është një mundësi për Superioren”, – ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Artan Merxhushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh