AlbanianSport.com 29.01.2015 11:15
ASNN – Sikundër ishte përfolur edhe më parë, ish-sulmuesi kosovar, Shefki Kuqi, është favoriti kryesor për t’u emëruar trajner te skuadra e Gillingamit, e cila militon në kategorinë e tretë të kampionatit anglez të futbollit.
Mediat angleze kanë raportuar të enjten se Kuqi shihet si favorit edhe nga kompanitë e basteve në Angli, për të marrë drejtimin e kësaj skuadre gjatë muajit të ardhshëm.
Bëhet e ditur se Kuqi tashmë ka aplikuar për punë te kjo skuadër dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të intervistohet.
Ish-sulmuesi i skuadrave në Premier Ligës, Blekbërn Roversit dhe Njukasëllit, edicionin e shkuar ishte në krye të skuadrës finlandeze Honka, e cila tashmë është shpërbërë.
Gillingami është në kërkim të një trajneri, pasi këtë edicion nuk ka treguar rezultate të mira. Kjo skuadër zë vendin e 16-të me 31 pikë pas 27 ndeshjeve të zhvilluara.